Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

24 veçanti, për 24 përfaqësueset në Franca 2016

NULL NULL
02.06.2016 15:22

Në Europianin që fillon më 10 qershor në Paris, dhe nis me përballjen Francë – Rumani, do të marrin pjesë 24 skuadra.

Por cila nuk arriti ta mbaj të paprekur portën në asnjë ndeshje? Kush pati më shumë pasime? Dhe kush u ngjit për gati 100 pozita në ranglistën e FIFA?

 

Belgjika (E dyta në renditjen e FIFA)

 

Belgjika ka shënuar 24 gola, nga të cilët vetëm katër janë shënuar nga sulmuesit – secili nga ta nga një gol, dhe kualifikimet i ka mbyllur si e para në grup. Nga ana tjetër, Eden Hazard i Chelsea dhe Kevin De Bruyne i Manchester City shënuan secili nga pesë herë.

 

Gjermania (E katërta në renditjen e FIFA)

 

Skuadra kampione e botës kualifikimet i mbylli në pozitën e parë në Grupin D, me Toni Kroos që pati 315 pasime më shumë se secili lojtar tjetër gjatë kualifikimeve.

 

Spanja (E gjashta në renditjen e FIFA)

 

Rekordi prej 36 ndeshjesh pa humbje në Kupë të Botës dhe Europian i La Roja u ndërpre në tetor të 2014-ës nga Sllovakia.

Sidoqoftë, skuadra e drejtuar nga Vincente Del Bosque arriti që tetë ndeshjet e tjera t’i fitojë pa pësuar asnjë gol.

 

Portugalia ( E teta në renditjen e FIFA)

 

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo mund të bëhet lojtari i praë që shënon në katër Europianë, nëse arrin që në Francë ta gjej rrjetën, transmeton Klan Kosova.

 

Austria (E dhjeta në renditjen e FIFA)

 

Austria u rendit në pozitën e 105-të në renditjen e FIFA gjatë kampionatit të cilin e organizoi bashkë me Zvicrën në vitin 2008. Por kjo përfaqësuese, pas një kampanje pa humbje, arriti që të ngjitet për gati 100 pozita, në të 10-ën.

 

Anglia (E njëmbëdhjeta në renditjen e FIFA)

 

Anglia është skuadra e vetme evropiane që e ka fituar Kupëne  Botës, por jo Europianin. Në Euro 2016, Tre Luanë u kualifikuan pasi fituan të gjitha ndeshjet. Skuadra e Roy Hodgson është me reja sa i përket moshës mesatare – 25 vjet e 308 ditë, transmeton Klan Kosova.

 

Italia (E dymbëdhjeta në renditjen e FIFA)

 

Humbja e Italisë në Euro 2012, 4-0 nga Spanja, është më e thella ndonjëherë në finale të Europianit apo Botërorit.

 

Zvicra (E pesëmbëdhjeta në renditjen e FIFA)

 

Zvicra i ka përfunduar kualifikimet në fund të grupit në tre Europianët e kaluar, duke fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e luajtura.

 

Franca (E shtatëmbëdhjeta në renditjen e FIFA)

 

Si vend organizator i Europianit, Franca nuk pati nevojë për kualifikime.

 

Turqia (E tetëmbëdhjeta në renditjen e FIFA)

 

Turiqa është përmirësuar në secilin Europian: më 1996 – faza e grupeve, 2000 – çerekfinalet, 2008 – gjysmëfinalet.

 

Ukraina (E nëntëmbëdhjeta në renditjen e FIFA)

 

Gardiani i parë, Gabor Kiraly shpreson të bëhet i pari 40 vjeçar që luan në Europian, duke kaluar Lothar Matthaus si lojtari më i vjetër në këtë garë.

 

Rumania (E njëzet e dyta në renditjen e FIFA)

 

Rumania ka luajtur 13 ndeshje në Europianë. E vetmja fitore ishte rezultat i një penaltie ndaj Anglisë në vitin 2000.

 

Sllovakia ( E njëzet e katërta në renditjen e FIFA)

 

Mesfushori sllovak Vladimir Ëeiss, që ka filluar karrierën tek Manchester City, ka pasur gjashtë asistime në garë – më së shumti.

 

Irlanda Veriore (E njëzet e pesta në renditjen e FIFA)

 

Irlanda Veriore u bë e para përfaqësuese e vendosur e pesta, që përfundon e para në grupe, transmeton Klan Kosova.

 

Uellsi (I njëzet e gjashti në renditjen e FIFA)

 

Gareth Bale ka shënuar 64 për qind të golave të Uellsit – që është përqindja më e madhe e një lojtari në këto kualifikime.

 

Kroacia (E njëzet e gashta në renditjen e FIFA)

 

Euro 2016 është gara e katërt e Kroacisë dhe e pesa në gjashtë tentime, që nga shkëputja nga Jugosllavia.

 

Polonia (E njëzet e gashta në renditjen e FIFA)

 

Polonia ka shënuar 33 gola në kualifikime, më shumë se secila kombëtare tjetër, nga të cilët 13 i ka shënuar Robert Leëandoëski.

 

Rusia (E njëzet e nënta në renditjen e FIFA)

 

Rusia, që do të luajë ndaj Anglisë në ndeshjen e parë, është e vetmja përfaqësuese që nuk ka shënuar gol me kokë në kualifikime.

 

Republika Çeke (E tridhjeta në renditjen e FIFA)

 

Çekia është e vetmja përfaqësuese që nuk ka arritur ta mbaj portën të paprekur në asnjë nga ndeshjet kualifikuese.

 

Irlanda (E tridhjetë e treta në renditjen e FIFA)

 

Irlanda ka skuadrën më të vjetër në garë, me mesatare prej 29 vjet e 297 ditë.

 

Islanda (E tridhjetë e katërta në renditjen e FIFA)

 

Islanda do të garë në Europian për herë të parë këtë verë, transmeton Klan Kosova.

 

Suedia (E tridhjetë e pesta në renditjen e FIFA)

 

Mund të thuhet pa kurrfarë dyshimi se Suedia ishte krejtëisht e varur nga Zlatan Ibrahimoviq në kualifikime, pasi sulmuesi ka shënuar 11 nga 19 golat e skuadrës.

 

Shqipëria ( E dyzet e dyta në renditjen e FIFA)

 

Shqipëria, gjatë kualifikimeve, ka regjistruar 28 gjuajtje, më pak se secila skuadër tjetër në Europian, veç Gjibraltarit, që ato i përfundoi me goldallim -54, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.