Lala: Ja ku gaboi De Biasi NULL NULL 02.06.2016 14:23 02.06.2016 14:23 Altin Lala ka kritikuar zgjedhjet e selektorit të Shqipërisë, Gianni de Biasi për "Euro 2016". Altin Lala, ish-kapiteni i Kombëtares, ka komentuar zgjedhjet e trajnerit De Biazi për në kampionatin europian. Sipas ish-mesfushorit, që tashmë bën rolin e menaxherit, madje ka nën mbikqyrje Milot Rashicën, zgjedhjet e strategut italian kanë qenë të gabuara. Në një intervistë të botuar sot në “Panorama Sport” Lala jep mendimin e tij: “Unë prisja të ishin pak më largpamës, dhe pse jo të investohej akoma më shumë për të ardhmen. Lojtar të talentuar si Rashica dhe Rrahmani ndoshta duhet ta kishin një shans”. Lala është menaxheri i Rashicës, por shprehet se nuk është çështja tek ai, por tek të rinjtë që kanë zhvilluar një sezon mjaft të mirë. “Rashica ka zhvilluar një sezon të suksesshëm te Vitese dhe momentalisht është nga lojtarët më në formë. Rrahmani ka luajtur shumë mirë dhe është pjesë e formacionit të vitit në Kroaci. Në çdo vend të botës thirren lojtarët më në formë, ata që kanë bërë një sezon mbi mesataren. Nuk dua ta teproj me argumenta të tjera”. Më tej Lala thekson se zgjedhjet janë ekskluzivitet i De Biasit dhe se nuk ka ndërmend as ta kritikojë atë, por: “Nëse më kërkoni një mendim racional si një njeri që e sheh nga jashtë Kombëtaren, mendoj se Shqipëria nuk ka një lojtar që në një moment të vështirë të hyjë e të bëjë diferencën. Rashica është i tillë. Ai mund të bëjë disa gabime gjatë ndeshjes, por ama mund të shpikë diçka nga hiçi. Ndërkohë shkojmë në Europian me 3 qendërmbrojtës dhe nuk i japim një mundësi Rrahmanit i cili mund të jetë pjesë e së ardhmes së përfaqësueses. Ndoshta e ka pasur 23shen të fiksuar në kokë që shumë kohë më parë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.