Kjo është agjenda e mbledhjes së dy Qeverive NULL NULL 02.06.2016 13:39 02.06.2016 13:39 Në mbledhjen e tretë të përbashkët të dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë e cila mbahet nesër në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, priten të nënshkruhen 7 marrëveshje në fusha të ndryshme mes tyre. Klan Kosova ju sjellë agjendën e kësaj mbledhjeje sipas së cilës delegacioni shqiptar do të arrijë në pikën kufitare të Vërmicës në orën 10:00, kurse në orën 11:00, do të arrijë në Bibliotekën Kombëtare. Sipas agjendës, në orën 11:10 do të zhvillohet pritja ceremoniale e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Ndërkohë, në orën 11:20 është parashikuar të fillojë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, gjatë së cilës do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet ministrive, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.