Mustafa: Koalicioni me PDK-në, i ëmbël si mjalta NULL NULL 02.06.2016 13:28 02.06.2016 13:28 Kryeministri i vendit njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se koalicioni në mes të partisë që ai e drejton dhe PDK-së po shkon ëmbël si mjalta. Mustafa kësisoj iu përgjigj pyetjes së Klan Kosovës lidhur me rrjedhën e koalicionit LDK-PDK gjatë konferencës së përbashkët që e mbajti sot me kreun e PDK-së, Kadri Veseli. Gjatë kësaj të fundit u bë e ditur që Hajredin Kuçi pos postit të ministrit të Drejtësisë do ta mbajë edhe atë të zëvendëskryeministrit, kurse Enver Hoxhaj do të jetë ministër i Jashtëm, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.