Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli: Asociacioni formohet mbi parimin e multietnicitetit

NULL NULL
02.06.2016 12:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për medie, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa, ka ritheksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet vetëm në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi të interesuar që me Republikën e Serbisë të kemi raporte të mira. Por ajo nuk pyetet më në Kosovë”.

“Asociacioni do të formohet, por vetëm duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, por vetëm duke u respektuar paraimi i multi-etnicitetit. Nuk do të merret asnjë vendim në Kuvendin e Kosovës, e që nuk do të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës”.

Ndërsa sa i përket financimit të transmetuesit publik – RTK, Veseli ka thënë se kërkohet më shumë profesinalizëm, por se financimin do ta ketë, njofton Klan Kosova.

“RTK-ja e ka mbështetjen e plotë, do ta ketë financimin e duhur, por kërkojmë cilësi më të lartë. Po e them si me shaka, por tek Partia Demokratike e Kosovës përcillet vetëm kryetari i partisë, ndërsa tek partitë opozitare dhe zëdhënësit marrin mbulim”.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.