Klinë: Konfiskohen granata dore, fishekë dhe eksploziv NULL NULL 02.06.2016 12:03 02.06.2016 12:03 Policia e Kosovës ka njoftuar se FSK-ja në rajonin e Klinës, ka konfiskuar 11 copë granata dore dhe 470 copë fishekë , 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë Policia e Kosovës ka njoftuar se FSK-ja në rajonin e Klinës, ka konfiskuar 11 copë granata dore dhe 470 copë fishekë , 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë. Këto konfiskime pasuan pasi një mashkull i komunitetit shqiptar kishte informuar policinë se bleu shtëpi nga një mashkull i komunitetit serb dhe se brenda brenda oborrit të shtëpisë dyshonte se kishte lëndë shpërthyese, njofton Klan Kosova. Pas raportimeve Forcat e Armatosura të Kosovës dhe ekipet kompetente dolën në vendin e ngjarjes e ç’rast edhe ndodhën konfiskimet për lëndët e lartpërmendura. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria kompetente, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.