Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Riformatohet Qeveria: Kuçi zëvendëskryeministër, Hoxhaj ministër i jashtëm

NULL NULL
02.06.2016 12:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për medie, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për riformatimin e qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Kemi arritur një marrëveshje të përbashkët që të shihet të gjitha mënyrat dhe fushat për zhvillimin e vendit, në kontekste të ndryshme”.

“Po ashtu kemi rënë dakord që në vitin tjetër të fillojmë me Ligjin për sigurimet shëndëtësore. E dimë që do të jetë e vështirë, por jemi të përkushtuar që të gjithë qytetarëve t’u ofrojmë mbështetje kur kanë nevojë. Ligji për Trepçën do të përfundohet gjatë këtij viti”.

“Në bashkëpunim me partnerin e koalicionit jemi marrë vesh që të ketë edhe dy emërime të reja, duke propozuar Hajredin Kuçin si zëvendëskryeministër, ndërsa Enver Hoxhaj do të jetë ministër i jashtëm”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.