Komuna e Mitrovicës sulmohet me kallashnikov NULL NULL 02.06.2016 09:07 02.06.2016 09:07 Rreth orës 01:53 të mesnatës së të mërkurës, Komuna e Mitrovicës është sulmuar me kallashnikov, me ç`rast janë shkaktuar dëme materiale në thyerje të dritareve. Burime të Veriu.info nga komuna bëjnë të ditur se plumbat e kanë goditur katin e tretë, dhe kanë thyer disa dritare. Ky sulm vjen vetëm një ditë pas thyerjes së xhamave të automjeteve të komunës, nga ish-rojat e parkingut, të cilët nuk pranuar t’i punonin nën menaxhimin e një kompanie private, por insistuan që të punonin nën menaxhimin e OVL të UÇK-së, ani pse rrogat do t’i merrnin të njëjta. Kontrata OVL të UÇK-së i është ndërprerë pas rekomandimit të Auditorit të Përgjithshëm, pasi që kishte vërtetuar se ishte nënshkruar në kundërshtim me ligjin në vitin 2012 nga Avni Kastrati. Ndryshe, sot bëhet përurimi i fabrikës së kërpudhave në Gushavc të Mitrovicës, premtim që kryetari, Agim Bahtiri e kishte bërë në fushatë zgjedhore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 9 orë më parë
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 9 orë më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 10 orë më parë