“Anglia mund të triumfojë në Francë” NULL NULL 02.06.2016 08:32 02.06.2016 08:32 Menaxheri i Portugalisë ka thënë se skuadra e drejtuar nga Roy Hodgson është favorite për të fituar garën që mbahet në Francë, ndërsa pret të përballet em Tre Luanët të enjten në Wembley. Fernando Santos ka thënë se Anglia është ndër favoritët për të triumfuar në Euro 2016. Spanja që mbron titullin, Gjermania që është kampione e botës dhe shteti mikpritës, Franca, konsiderohen si shtete tjera që kanë gjasa për të fituar Europianin. Santos megjithatë mendon se Tre Luanët kanë më shumë mundësi që të triumfojnë në Francë. “E kam parë se si luan Anglia. Ata kanë lojtarë të talentuar dhe mund të triumfojnë në Francë”. “Anglia është ndër skuadrat më të forta në botë, në të gjitha aspektet. Menaxheri është i mençur dhe ndeshjet ndaj tyre janë përherë të vështira”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 3 days