Raif Qela: Numri i veteranëve të UÇK-së, i fryrë NULL NULL 02.06.2016 00:24 02.06.2016 00:24 Lëvizja për Bashkim e ka cilësuar si skandaloz procesin e verifikimit të veteranëve të luftës nga Komisioni Qeveritar, pasi që kjo e fundit doli sot me shifra zyrtare të numrit të veteranëve e që del të jetë 46,230. Për të biseduar lidhur me këtë reagim, në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ishte deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela. Ai ka thënë se ky numër është i fryrë dhe këtë sipas tij, e tregojnë të gjitha të dhënat e mëparshme ndonëse ka thënë se kjo listë duhej të publikohej më herët. “Kjo shifër për pjesëtarët luftëtarë është e fryrë, nuk do të thotë se nuk ka pasur kontribues se të tillë kanë qenë shumë por se luftëtarë që kanë qenë të sistemuar në njësite ushtarake kanë qenë shumë më pak”. “Kjo shifër është shumë më e madhe se sa ajo që është në të vërtetë, kjo e dëmton krejt procesin, në rend të parë lë vend që të shihen me sy të keq të gjithë pjesëtarët e luftës si manipulues”. Qela është shprehur se ky proces është manipuluar dhe sipas tij, kjo nuk është një imazh i mirë për luftën çlirimtare të UÇK-së. “Ky proces u ç’orientua, pati të tillë që manipuluan, numri shumë më i madh nuk i bën nder as luftës për liri, as nuk është imazh i mirë sepse dëmton imazhin e luftës çlirimtare dhe në një mënyrë ua hap gojën gojëkëqinjve që të hedhin njolla mbi luftën”. Ai ka deklaruar se “ky raport është votuar se një pjesë të luftëtarëve jetojnë shumë keq por deri më tani pavarësisht sa kanë kontribuar nuk kanë gëzuar as të drejtat themelore”. “Është dashur të votohen edhe një pjesë e atyre që do të gëzojnë priviligjet padrejtësisht, edhe në dëm të së ardhmes të këtij vendi”. Ai ka treguar se partia, pjesë e së cilës është mendon se lista e veteranëve të UÇK-së duhet të pastrohet. “Ne jemi të bindur se numri duhet të reduktohet dhe mund të reduktohet derisa ata që kanë argumente duhet ta ngrisin zërin, të denoncojnë publikisht dikë që nuk ka qenë pjesëmarrës i luftës e madje as kontribues”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.