Feronikeli dhe Prishtina s’luajnë në Evropë NULL NULL 02.06.2016 00:16 02.06.2016 00:16 Feronikeli dhe FC Prishtina nuk do të mund të marrin pjesë në garant europiane pasi UEFA nuk ka dhënë dritën jeshile për këtë. Për të biseduar lidhur me këtë, i ftuar në Kosova Direkt në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ishte trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani. Tovërlani tha se beson se arsyeja kryesore për këtë është infrastruktura dhe koha e shkurtër në dispozicion për të përmubushur të gjitha kushtet që janë kërkuar. “Për tri javë nuk mund të përmbushim kriteret, ose ka qenë një lojë kur kanë ardhur instruktorët e UEFA-së në Kosovë dhe kanë parë kushtet aktuale”. “Mendoj që kjo mund të jetë arsyeja kryesore por edhe ankesa e Serbisë se pse është pranuar Kosova”. “Ka qenë një lloj bllofi i zyrtarëve të na inspektojnë duke ditur se infrastruktura jonë nuk plotëson kushtet, kanë kërkuar një stadium alternativ e ne kemi dhënë emrin e stadiumit të Elbasanit e tash thuhet se nuk mund të luhet në Elbasan përpos në raste se një shtet është në trazirë ose luftë”. Tovërlani ka thënë se nisur nga kjo, mund të ketë edhe probleme më përfaqësuesen e Kosovës. “Përfaqësuesja e Ksoovës do të ketë problem por shpresoj se vendimi do të jetë në favorin e Kosovës që së paku përfaqeësuesja e Kosovës të marrë pjesë në kampionatin botëror”. “Ky vendim shton shumë pikëpyetje nëse edhe Kosova do të jetë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror”. Ai ka deklaruar se është luajtur një lojë me futbollin kosovar. Ndërsa në një lidhje me telefon, në emisionin Ora e Fundit lidhur me këtë lajm ka folur edhe Remzi Ejupi, president i KF Prishtina. Ai ka thënë se ky është një lajm jo i mirë dhe se akoma nuk e din arsyen e saktë ndonëse beson se bëhet fjalë për infrastrukturën aktuale në futbollin kosovar. “Mendoj se më shumë është arsyeja e infrastrukturës, fajtorin duhet ta gjejmë brenda, mendoj se tash është një porosi shumë e mirë për institucionet e Kosovës që të paktën Kosova të ketë një stadium që plotëson kushtet”. “Mendoj se më shumë është infrastruktura por për tri ditë për të plotësuar të gjitha dokumentet që kanë kërkuar ata është e pamundur, kjo ka qenë e pamundur në një kohë aq të shkurtër”. Ejupi ka folur edhe për shumën 150.000 – 200.000 franga zvivercane që Prishtina pritej të merrte pas shpalljes si kampion duke thënë se nuk e dinë nëse edhe kjo shumë rrezikohet pas këtij vendimi. Ai ka deklaruar se me këtë vendim, më së shumti humbin lojtarët ndërsa ka thënë se për sezonin e ri tashmë kanë 12 muaj kohë në dispozicion për tu përgatitur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025