Mustafa, Gecaj e Abrashi festojnë ditëlindjen e Mbretëreshës së Britanisë NULL NULL 01.06.2016 22:45 01.06.2016 22:45 Ditëlindja e Mbretëreshës Elizabeta II të Britanisë së Madhe, ka mbledhur në një tryezë figurat kryesore të Lidhjes Demokratike. Kreu i kësaj partie e njëherit edhe Kryeministri Isa Mustafa, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Bajram Gecaj, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, janë fotografuar së bashku në pritjen që Ambasada Britanike ka organizuar në Prishtinë, për nder të ditëlindjes së mbretëreshës së tyre. “Sot festuam ditëlindjen e 90-të të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabetë të Mbretërisë së Bashkuar. Kosova i është përjetësisht mirënjohëse Britanisë së Madhe për përkrahjen. Marrëdhëniet dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve do të thellohen në vazhdimësi. Urime Madhërisë së Saj dhe krejt popullit të Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan Abrashi në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.