Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Tahiri ua dërgon heronjtë fëmijëve në Spitalin Pediatrik (VIDEO)

NULL NULL
01.06.2016 22:26

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka vendosur të surprizojë fëmijët në Spitalin e Pediatrisë në QSUT. Me rastin e 1 qershorit punonjës të policisë së shtetit janë veshur si personazhet më të preferuar vizatimorë.

Në mes të spitalit është vendosur dhe një stemë që shkruan “Ti je heroi ynë”. I pranishëm ka qenë edhe vetë ministri Tahiri i cili po takohet me fëmijët, transmeton “News 24”.

Disa prej policëve të veshur si Spiderman dhe Batman janë hedhur nga tarraca në dritaret e spitalit për t’ua bërë fëmijëve më reale personazhin që përfaqësonin. /mapo.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.