Gjendje emergjente në jug të Gjermanisë NULL NULL 01.06.2016 22:22 01.06.2016 22:22 Shirat e pandërprera në jug të Gjermanisë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe duke e detyruar shtetin që të deklaroj gjendje emergjente. Në Bavarinë jugore, njerëzit janë shpëtuar me helikopter dhe së paku 250 fëmijë janë detyruar të qëndrojnë natën në shkollat e tyre. Deri më tani nuk raportohet për asnjë të vdekur ose të lënduar. Përmbytjet, që kanë prekur edhe Austrinë dhe Francën mendohet se kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Brendi kosovar Prince Caffe hyn në rrjetin e marketeve gjermane Kaufland në Kroaci 13 minuta më parë