Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zaev: Zgjedhje të lira mund të ketë në muajin tetor

NULL NULL
01.06.2016 22:00

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Zoran Zaev (LSDM) deklaroi se Marrëveshja e Përzhinës mund që të riafirmohet dhe se deri në tetor mund që të përgatiten kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike, përcjellë Zhurnal.mk.

Zaev tha për agjencinë e lajmeve Beta se opozita e udhëhequr prej partisë së tij do t`i fitojë zgjedhjet.

“Anketat treguan se opozita po udhëheqë në Maqedoni, jemi partia e parë e ranguar, por gjithsesi duhet që ta keni parasysh se po jetojmë në një regjim i cili po i kontrollon qytetarët duke u bërë presion të madh, dhe për këtë arsye besojmë se vlerësimet në anketa janë shumë më të mëdha në dobi të LSDM-së”, u shpreh ai.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.