Jahjaga viziton fëmijët në ditën e tyre (Video) NULL NULL 01.06.2016 20:26 01.06.2016 20:26 Sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e këta të fundit gjatë gjithë ditës u morën me aktivitete të ndryshme e që disa nga ta pranuan edhe vizitorë. Të vegjlit i vizitoi sot edhe një ish-drejtuese e shtetit, e ajo ishte Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova. Jahjaga me këtë rast u tregua e disponuar për t’iu përgjigjur në shumë pyetje fëmijëve. Megjithatë në këtë ditë pati edhe të atillë që u mbeti merak që nuk arritën të marrin përgjigjie nga ish e para e Kosovës. Për më shumë detaje shikoni kronikën e përgatitur nga gazetarja: Dafina Jegeni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.