Burri akuzon për tradhti drejtoreshën e shkollës në Shtime (VIDEO) NULL NULL 01.06.2016 20:23 01.06.2016 20:23 Në shkollën e mesme të ulët “Emin Duraku” në Shtime, u suspenduan drejtoresha e kësaj shkolle dhe një arsimtar, njofton Klan Kosova. Gruas me inicialet A.S. iu ndalua veprimtaria prej 3 muajsh, derisa masa e njëjtë iu shqiptua edhe mësuesit të artit, B.D, të po kësaj shkolle. Sipas Drejtorisë për Arsim në Shtime, arsyeja e suspendimit janë mungesat e njëpasnjëshme të personave në fjalë. Mirëpo, ky vendim erdhi disa javë pasi bashkëshorti i drejtoreshës i akuzoi publikisht këta të dy se kryen marrëdhënie seksuale brenda objektit shkollor. Ndër të tjera, ai pati pohuar se posedonte edhe video dhe shkrime si dëshmi, e që i kishte dorëzuar në polici. Megjithatë në polici, e kanë mohuar të kenë pranuar këto materiale. Kronikë nga Rejhane Selimi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.