Mustafa nuk di për “Luginën e Diellit” në Zveçan (VIDEO) NULL NULL 01.06.2016 20:13 01.06.2016 20:13 Kryeministri Isa Mustafa e ka vizituar Agjencinë e Privatizimit të Kosovës dhe aty e ka uruar menaxhmentin e ri të se për gjashtë muaj radhazi është bërë një punë shumë e mirë nga ana e tyre, sidomos në lirimin e pronave të uzurpuara. Por Mustafa nuk di gjë për punimet në nënkalanë e Zveçanit, që po financohen nga Beogradi, ani se Klan Kosova raportoi një ditë më parë. Bile edhe pse zëvendësi i tij Branimir Stojanoviq u pa në kryeqytetin serb në promovimin e projektit, kryeministri e tha se nuk e dinë që Qeveria e Serbisë po ndërton vendbanim me lejen e komunës paralele të Zveçanit, njofton Klan Kosova. Të pyetur nga Klan Kosova, zyrtarë të Ministrisë për Kthim e Komunitete të Kosovës kanë thënë se ndërtimi i lagjes, është investim i Beogradit andaj ata janë të përfshirë në projekte tjera të lagjeve kolektive në veri por jo dhe në planin”Lugina e Diellit”. Kronikë nga Besnik Tahiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.