Thaçi në Bullgari: Dialogu me Serbinë ka ndihmuar integrimin e pjesës veriore në institucione NULL NULL 01.06.2016 19:36 01.06.2016 19:36 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në samitin e SEECP-së në Bullgari, ka zhvilluar edhe një takim bilateral me homologun e tij bullgar, Rosen Plevneliev. Thaçi e ka falënderuar të parin e Bullgarisë për përkrahjen që shteti bullgar i kanë dhënë Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e integrimit evropian. Thaçi ka thënë se hyrja në fuqi e MSA-së dhe rekomandimi për vizat janë vërtetim i reformave të suksesshme dhe të thella të Kosovës, në ndërtimin e institucioneve demokratike, në ekonomi dhe në sundim të ligjit. “Kosova tashmë është konsoliduar brenda dhe jashtë si shtet. Në rajon jemi bërë shembull i dialogut dhe bashkëpunimit. Dialogu me Serbinë ka ndihmuar në integrimin e pjesës veriore të Kosovës në institucionet e Kosovës, por ka reflektuar edhe në stabilizimin e rajonit”, ka thënë presidenti Thaçi, transmeton Klan Kosova. Ndërsa homologu bullgar i Thaçit ka kërkuar përkrahje të mëtejme edhe për anëtarësimin në konventa dhe organizata tjera ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, transmeton Klan Kosova. Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, ka thënë se Bullgaria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi ynë duhet të zgjerohet edhe në sferën e ekonomisë. Presidenti Thaçi dhe homologu i tij bullgar kanë shkëmbyer mendime edhe për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivat zhvillimore të rajonit në aspektin politik, ekonomik dhe në fushat tjera të rëndësishme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.