Sulm vdekjeprurës në Somali NULL NULL 01.06.2016 19:11 01.06.2016 19:11 Njerëz të armatosur kanë shtënë në një hotel në qendër të kryeqytetit somalez Mogadishu, duke lënë të vdekur të paktën dhjetë persona, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Sipas dëshmitarëve personat e armatosur janë futur në hotelin “Ambassador Hotel”, fillimisht duke e aktivizuar një bombë në një veturë pranë hyrjes së hotelit. Besohet që politikan dhe zyrtarë qeveritarë ishin duke qëndruar në hotelin e lartpërmendur. Përgjegjësinë mbi sulmin e kanë marrë grupi militant al- Shabab. Al-Shabab, i cili është në luftë me qeverinë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, ishte tërhequr nga Mogadishu në vitin 2011 mirëpo ende paraqet rrezik potencial, dhe jo rrallë kryen sulme në kryeqytet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Muhaxheri për situatën në Kuvend: Cirkus që po ndodh çdo të dytën ditë (VIDEO) 14 minuta më parë