Gjakova me “kryetare” të re NULL NULL 01.06.2016 18:55 01.06.2016 18:55 Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, sot në Gjakovë janë organizuar një sërë aktivitetesh të karaktereve të ndryshme, në të cilat pjesëmarrës kanë qenë nxënës të shkollave të komunës së Gjakovës. Me këtë rast, sot është mbajtur mbledhja e dytë e Asamblesë së të Rinjve, në të cilën pas dhënies së betimit të anëtarëve, është bërë edhe zgjedhja e kryetares së komunës së Gjakovës për fëmijë, post i cili i takoi vogëlushes Diellza Thaçi, transmeton Klan Kosova. Kryetarja e re e komunës është zhvendosur në zyrën e kryetares Mimoza Kusari – Lila, ku ka qëndruar për disa minuta, duke e zëvendësuar kështu kryetaren e re. Ajo ka thënë se gjithmonë i ka pëlqyer kryetarja Mimoza Kusari – Lila, prandaj ndjehet fëmiu më i lumtur, për faktin se pati mundësi që për pak minuta të ulet në karrigen e saj dhe të kryej punët e saj të përditshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025