Thaçi: Bullgaria, shembull se si ndërtohet e ardhmja në paqe NULL NULL 01.06.2016 18:47 01.06.2016 18:47 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në samitin e SEECP-së në Bullgari. Ai ka thënë se “Bullgaria është shembull për rajonin se si ndërtohet e ardhmja në paqe, duke nxjerrë mësime nga e kaluara”. “Nga një vend i mbyllur prapa perdes së hekurt, shumë shpejt është kthyer në një shtet që promovon partneritetin dhe integrimin, kurse sot po e ndihmon edhe rajonin në rrugëtimin drejt BE-së” ka thënë Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova. Ai ka thënë se si njëra prej vendeve të para që ka njohur Kosovën, Bullgaria është përkrahëse e madhe e jona në skenën ndërkombëtare. “Do të kërkojmë rrugë që bashkëpunimin e shkëlqyer që e kemi në rrafshin diplomatik ta zgjerojmë edhe në atë ekonomik dhe ushtarak”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025