Besa Ismaili: Përgjigjja e nobelistes për shami, personale NULL NULL 01.06.2016 18:36 01.06.2016 18:36 Të ftuar në Info Magazine sot janë Besa Ismaili nga Bashkësia Islame si dhe Mikel Sopi nga Ipeshkvia e Kosovës. Me ta është duke u diskutuar lidhur me rrezikun e ekstremizmit fetar dhe mënyrat e luftimit të tij, me theks të veçantë në rolin e gruas në parandalimin e tij temë e cila edhe u diskutua në konferencën ndërfetare në Prishtinë. Nobelistja iraniane, Shirin Ebadi, e cila në konferencën e së martës u pyet pse nuk bart shami dhe përgjigjja e saj ishte që kjo gjë varet prej gruas e nuk është obligim, Ismaili ka thënë që gazetarët u fokusuan më shumë në këtë gjë e jo në fjalimin e saj. “Fjalimi i Ebadit ka qenë shumë i fuqishëm e gazetarët tanë e kanë zënë vetëm pjesën e fundit. Ajo ka folur për të mos hedhur bomba por të hedhen libra, ka folur se si islamin që nuk e shtyp gruan por interpretimet patriarkale e bëjnë këtë gjë. Kjo ka qenë një pyetje personale, e ajo ka dhënë një përgjigjje personale”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025