Redaksia koreane e quan të mençur kandidatin Trump NULL NULL 01.06.2016 18:31 01.06.2016 18:31 Mediat shtetërore të Koresë së Veriut, kanë përshëndetur kandidatin republican për president të SHBA-së, Donald Trump. Diçka të tillë, kanë bërë duke iu referuar republikanit Trump, si një politikan i mençur e që do të jetë tejet pozitiv për veriun. Redaksia DPRK, në një artikull tha se kandidati Trump është një largpamës presidencial, njofton Klan Kosova. Donald Trump kohëve të fundit deklaroi se do të jetë i gatshëm për ta takuar presidentin e Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe ka propozuar edhe tërheqjen e trupave amerikane nga Korea e Jugut. Për shkak të këtyre deklaratave analistët thanë se redaksia nuk kishte politika në lidhje me këto komente por fjalimet e Trump kanë reflektuar për mendimet e Phenianit. E monitorimi i BBC, thotë se DPRK, në ditët e sotme është një nga disa faqet e koreane më propagandistike që operohen në Korenë e Veriut, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025