Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Siri: Arrin ndihma e parë në Daraya që nga 2012-ta

NULL NULL
01.06.2016 18:35

Një ngarkesë e cila kishte pajisje mjekësore ka arritur në një qytet të udhëhequr nga rebelët, pas shpalljes së armëpushimin për 48 orë nga Rusia, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Kamioni i cili kishte vaksina, qumësht për foshnje dhe pajisje mjekësore ka hyrë në zonën e Daraya në Damascus, për herë të parë që nga viti 2012 kur është përjashtuar nga forcat e regjimit, ka deklaruar Kryqi i Kuq.

Kjo iniciative ishte e organizuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe Kryqin e Kuq Arabo-Sirian, dhe automjeti i lartpërmendur hyri në qytet ditën e mërkurë.

Është bërë e ditur që ushqimi është përjashtuar nga kjo ngarkesë me qëllim të ndërtimit të masave të mirëbesimit, ndërsa organizatat humanitare shpresojnë që shumë shpejt të dërgojnë edhe ushqim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.