Ismaili: Të dënuarit për terrorizëm nuk e pasqyrojnë punën e BIK-ut NULL NULL 01.06.2016 18:27 01.06.2016 18:27 Të ftuar në Info Magazine sot janë Besa Ismaili nga Bashkësia Islame si dhe Mikel Sopi nga Ipeshkvia e Kosovës. Me ta është duke u diskutuar lidhur me rrezikun e ekstremizmit fetar dhe mënyrat e luftimit të tij, me theks të veçantë në rolin e gruas në parandalimin e tij temë e cila edhe u diskutua në konferencën ndërfetare në Prishtinë. Ismaili duke folur për të dënuarit e fundit për terrorizëm në Kosovë, ka thënë që Bashkësia Islame i ka dënuar ata shumë kohë përpara gjykatave. “Gjithë komuniteti i imamëve të Kosovës e ne si mysliam i kemi dënuar para se ata t’i dënojë gjykata e Kosovës”. “Ato janë raste të izoluara, e asesi nuk është pasqyrë e asaj që bënë Bashkësia Islame e Kosovës”. Ajo gjithashtu ka thënë se asnjë studente e medreses e gjithashtu Fakultetit të Shkencave Islame nuk kanë qenë pjesë e luftërave të huaja. “Asnjë nga këto vajza që iu janë nënshtruar mësimeve teorike islame, nuk janë pjesë e asaj që dikush sot e dënon” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025