Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismaili: Jeta e lumtur dhe harmonia në Kosovë e tregon të kundërtën e artikullit të NYT

NULL NULL
01.06.2016 18:17

Të ftuar në Info Magazine sot janë Besa Ismaili nga Bashkësia Islame si dhe Mikel Sopi nga Ipeshkvia e Kosovës.

Me ta është duke u diskutuar lidhur me rrezikun e ekstremizmit fetar dhe mënyrat e luftimit të tij, me theks të veçantë në rolin e gruas në parandalimin e tij temë e cila edhe u diskutua në konferencën ndërfetare në Prishtinë.

Sipas Ismailit mediat në Kosovë nuk i hapin hapësirë sa duhet grave fetare dhe kështu rrjedhimisht mediat ndërkombëtare i citojnë ato vendoret vetëm për lajme jo të mira.

Duke folur për artikullin e New York Times që Kosovën e cilëson si “tokë të pëlleshme për ISIS”, Ismaili ka thënë që ky artikull nuk e paraqet të vërtetën.

“Artikulli i New York Times na ka shqetësuar pamasë të gjithëve, që në një mënyrë a tjetër kanë qenë në kontakt me ne dhe e kanë ditur që gjendja nuk është kësisoj”.

“Sigurisht që artikulli është me një qëllim të caktuar e nuk do shumë mend që kjo nuk i sjellë gjë të mirë Kosovës”.

“Ne kemi një kundërargument të fuqishëm dhe kjo është jeta e lumtur dhe harmonia në Kosovë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.