Ruairi O’Connell: Kosova e Britania, jo vetëm marrëdhënie politike NULL NULL 01.06.2016 18:14 01.06.2016 18:14 Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është shprehur se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, nuk kanë vetëm marrëdhënie politike në mes vete, por edhe shumë më shumë se aq. “Sot festojmë jo vetëm për mbretëreshën por edhe marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Britanisë. Është shumë e rëndësishme që Kosova e Britania, nuk kanë vetëm marrëdhënie politike por edhe miqësore”, ka thënë ambasadori O’Connell. Ai në një intervistë dhënë për Klan Kosova nga vendi ku ambasada britanike kishte organizuar një pritje për të festuar ditëlindjen e 90-të të mbretëreshës Elizabetë të Britanisë, tha se kjo është një ditë shumë e veçantë për popullin dhe vendin e tij. “Është një ditë shumë e rëndësishme për ne britanikët, për shkak se festojmë ditëlindjen e 90-të. Ajo është mbretëresha që ka qëndruar më së gjati në fronin e Britanisë. Ajo është një simbol i unitetit dhe i fuqisë së Britanisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025