Kryetari Veseli takoi udhëheqësit e ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj NULL NULL 01.06.2016 17:18 01.06.2016 17:18 Kryekuvendari Kadri Veseli takoi sot udhëheqësit e ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj. Ai u informua në mënyrë të detajuar për tërë procedurat e deritashme të Fabrikës së Gypave, deri në vendimet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit që prek 912 punëtorët e kësaj fabrike, njofton Klan Kosova. Ish punëtorëve të kësaj fabrike i printe Ali Shabani, i cili para Veselit prezantoi tërë dokumentacionin duke filluar nga vendimi i Gjykatës në Ferizaj, më 2001, propozimin e përmbarimit të këtij vendimi, Aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Aktvendimin e Dhomës së posaçme të Gjykatës Supreme, deri në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, sqarimet e kësaj gjykate si dhe vendimin për mos përmbarimin e këtij vendimi të Gjykatës kushtetuese. Veseli e theksoi rëndësinë e vendimit të Kuvendit të Kosovës, të ligjislaturës së IV, i datës 19 mars 2014 dedikuar Fabrikës së Gypave, duke theksuar se nuk mund të merret me komentimin e kësaj çështjeje kur tashmë një vendim i Kuvendit veçse ekziston. Kryeparlamentari gjithashtu tha që vendimet e gjyqit nuk duhet të ishin temë e rivlerësimit dhe theksoi se do të angazhohet në zgjidhjen e kësaj çështjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025