Pakistan: Vdes gruaja që refuzoi të martohej NULL NULL 01.06.2016 17:18 01.06.2016 17:18 Një grua pakistaneze, e cila u djeg për së gjalli pasiqë refuzoi të martohej, ka vdekur sot pas lëndimeve të marra, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Maria Sadaqat, arsimtare në moshë të re, u sulmua në shtëpinë e saj nga një grup meshkujsh të dielën dhe ka vdekur në spital në Islamabad këtë të mërkurë. Sipas familjarëve të saj, ajo kishte refuzuar propozimin për martesë nga djali i pronarëve të një shkolle, në të cilën kishte punuar më parë. Sulmet mbi gratë të cilat refuzojnë martesë janë të shpeshta në Pakistan. Ministri Shahbaz Sharif ka filluar një hetim të menjëhershëm në lidhje me këtë vrasje, raporti i të cilit do të dalë brenda dy ditësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025