O’Connell dhe Simiq: Asociacioni s’është i rrezikshëm për Kosovën NULL NULL 01.06.2016 17:14 01.06.2016 17:14 Slavko Simiq, kryetari i Listës Serbe është takuar me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruariri O’Connell dhe që të dy kanë rënë dakord se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe nuk përbën një kërcënim për Kosovën dhe se është në interes të të dyja vendeve që të gjitha marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës e Beogradit, të implementohen. Simiq dhe ambasadori britanik, po ashtu kanë diskutuar për rëndësinë e komunikimit në mes të gjitha partive politike në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të zgjidhen në mënyrë efektive problemet e qytetarëve, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025