Pse gjithçka rozë çdo ditë e më shumë? NULL NULL 01.06.2016 17:12 01.06.2016 17:12 Apple, nuk ishte kompania e parë që lëshoi në shitje mjet teknologjik ngjyrë rozë. Në fakt, Motorola Razr V3, ishte me sa duket i pari me ngjyrë të tillë e që në mes të viteve 2005 dhe 2008 ishte në trend një përdorim i tillë. E kështu pas këtij celulari rrjedhën edhe kompanitë të tjera për të prodhuar diçka të tillë, njofton Klan Kosova. Pesë vite më vonë, Razr, doli nga trendi i përdorimit, Samsung realizoi projektin e tij mesatar Crayola rozë, Samsung Galaxy Note 3. Pasi edhe ky filloi të shpërthente në tregjet teknologjike nga blerjet, kompania Apple pa gjithashtu të arsyeshme të lëshonte një dizajn të tillë ku lëshoi për shitje orët e mençura me ngjyrë gold dhe rozë. E kjo nuk i mjaftoi ngjyrë roze dhe gold, u pa të jenë projektuar edhe iPhone 6S dhe 6Plus pastaj iPad Pro, iPhone SE dhe një Mackbook, njofton Klan Kosova. Kjo patjetër që nxiti edhe të tjerat kompani që mjetet teknologjike, celularët e mençur të fillojnë me një dizajn të tillë, me shpresën që të ketë përfitime sa më të mëdha ngase tërheqin shumë syrin e njeriut. Kur gjithçka filloi të merrte kahje tjetër, edhe kompania e kufjeve Beats, filloi të prodhonte ato në ngjyra rozë, gold dhe madje për të filluar edhe më shumë në nxitjen e njerëzve për të blerë dicka të tillë, njofton Klan Kosova. E thjeshtë diçka e tillë po bëhet për nxitje të njerëzve për të pasur sa më shumë përfitime. Prandaj duhet të mendoheni diçka e tillë duket mjaft e bukur por duhet menduar nëse ja vlenë që për një ngjyrë rozë të blihen gjithë këto gjëra! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.