Ministria e Mjedisit: Projekti për “Luginën e Diellit” s`mund të bëhet pa marrëveshje ndërshtetërore NULL NULL 01.06.2016 17:05 01.06.2016 17:05 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se projekti i paralajmëruar i Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit” për të kthyerit në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, nuk mund të zbatohet pa marrëveshje ndërshtetërore. Sipas kësaj ministrie, ky projekt s`mund të realizohet pa miratimin nga ana e MMPH-së të planeve zhvillimore komunale dhe hartave zonale të këtyre komunave, transmeton Klan Kosova. Poashtu në një kumtesë për media MMPH ka theksuar se asnjë ndërtesë individuale apo kolektive në territorin e Kosovës, nuk mund të realizohet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. “Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Komuna e Zveçanit, si dhe çdo komunë tjetër në Republikën e Kosovës duhet fillimisht të miratojnë dokumentet e sipërpërmendura të planifikimit hapësinor, pastaj të paraqesin për miratim propozime që janë konform tyre”. “MMPH rikonfirmon se çdo aktivitet ndërtimor që është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi në fushën e ndërtimit dhe planifikimit hapësinor, do të sanksionohet në bazë të dispozitave përkatëse ligjore” thuhet në kumtesën e kësaj ministrie, Klan Kosova ka raportuar një ditë më parë lidhur me planin për ndërtimin e kësaj lagjeje prej 300 shtëpish nga ana e Beogradit në veri të Kosovës. Storien mund ta ndiqni më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025