Nis asfaltimi i rrugës Marali- Gajrak NULL NULL 01.06.2016 16:26 01.06.2016 16:26 Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës, sot ka filluar të asfaltohet edhe rruga që lidhë fshatrat Marali dhe Gajrak. Asfaltimin e kësaj rruge e kanë përcjellë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina. “Kjo rrugë është shumë e rëndësishme për juve dy fshatrat, Marali dhe Gajrak, pasi nga tani, rruga mes juve është shkurtuar për më shumë se katër kilometra, ku në vend të gjashtë kilometrave, tani ju i bëni më pak se dy kilometra, për të shkuar nga njëri fshat në tjetrin”, tha me këtë rast nënkryetari Mazreku, i cili i uroi banorët e dy fshatrave për rrugën e re. “Kjo rrugë gjithashtu, ka rëndësi të veçantë, pasi ka qenë njëra prej rrugëve ë është shfrytëzuar nga UÇK-ja dhe ka edhe rëndësi historike, prandaj ka qenë obligim i dyfishtë i yni, që ta zgjerojmë dhe asfaltojmë këtë rrugë”, tha Mazreku. Ndërsa drejtori Morina, tha se “rruga është duke u asfaltuar sipas planifikimeve tona dhe me cilësi”. Morina, tha s kjo “rrugë është e gjatë 1.8 kilometra dhe e tëra financohet nga buxheti, informon Zyra për Informim i KK Malishevë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.