Nis “Prishtina lexon” NULL NULL 01.06.2016 15:43 01.06.2016 15:43 Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, Komuna e Prishtinës për herë të tretë filloi aktivitetin “Prishtina lexon”, e që do të vazhdojë deri më 3 Qershor. Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu e hapi zyrtarisht këtë aktivitet duke theksuar se çdo vit do të punohet më shumë që t’i rritet vlera kësaj ngjarje, sepse sipas tij leximi është një prej themeleve, fundamenteve të mësimit, të emancipimit të dijës dhe të gjithçka tjetër që i duhet një shoqërie, por edhe qytetit në veçanti. “Sot fillon aktiviteti tradicional “Prishtina lexon” dhe unë besoj që është njëri prej aktiviteteve më të mira për leximin që kemi organizuar këto tri vitet e fundit. Si vjet përveç aktivitetit të zakonshëm që kemi e kemi leximin dhe në kërkim të përrallës më të mirë, i kemi edhe dy aktivitete tjera të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për të gjithë ne. Prej tyre është gara verore për lexuesin më të mirë dhe gjithashtu për novelën më të mirë grafike për strupin”, tha Sejdiu. Më tutje ai potencoi se edhe mësuesit edhe arsimtarët dhe të gjitha ata që japin dijen duhet ta kenë, por edhe Komuna të punojnë edhe më shumë se veç me aktivitetin “Prishtina lexon”. Ndër të tjera, Sejdiu lexoi një libër të përzgjedhur për fëmijët në njërin prej këndeve të leximit. Ky aktivitet filloi me një karnaval nga nxënësit e katër shkollave fillore të kryeqytetit, “Dardania”, “Ismail Qemaili”, “Hilmi Rakovica” dhe “Shkolla e gjelbër”. Të gjithë nxënësit e këtyre shkollave u bashkuan tek Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar ecjen drejt sheshit “Nëna Tereza”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 4 orë më parë