MTI: Francezët e dorëzuan dokumentacionin lidhur me Brezovicën NULL NULL 01.06.2016 15:36 01.06.2016 15:36 Ministria e Tregtisë dhe industrisë ka njoftuar se partneri privat “Brezovica Resorts, LLC)”ka dorëzuar dokumentacionin lidhur me nivelin e përmbushjes së kushteve paraprake para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së PPP-së. “Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti për ekonominë e Kosovës, Komiteti Drejtues Ndërministror do të vazhdojë të vlerësojë me kujdes dokumentet e dorëzuara. Pas shqyrtimit të plotë nga ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm, dhe pasi që Komiteti Drejtues Ndërministror të ketë finalizuar diskutimet e tij, një vendim për dokumentet e dorëzuara do t’i komunikohet publikut të gjerë”. “Republika e Kosovës është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe institucionet e saj do të veprojnë me përgjegjësi në vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara nga Partneri Privat” bën të ditur kjo ministri, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025