LB: Procesi i verifikimit të veteranëve të luftës, skandaloz NULL NULL 01.06.2016 15:11 01.06.2016 15:11 Lëvizja për Bbashkim e ka cilësuar si skandaloz procesin e verifikimit të veteranëve të luftës nga Komisioni Qeveritar, pasiqë kjo e fundit doli sot me shifra zyrtare të numrit të veteranëve e që del të jetë 46,230 . Kjo parti politike konsideron se kjo shifër jo vetëm që e komprometon emrin e veteranëve të vërtetë, por në të njëjtën kohë e njollosë luftën e drejtë të UÇK-së dhe qëllimet e saj! “Në njërën anë, është e pandershme dhe e padrejtë që të dëmtohet e kaluara përmes barazimit të një veterani të vërtetë me një mashtrues ordiner, dhe në anën tjetër, është e papranueshme që kjo padrejtësi të paguhet edhe me të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve, përmes rëndimit të buxhetit të varfër të vendit.” Lëvizja për Bashkim njëherit kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë për ta verifikuar këtë gjendje, në mënyrë që siç thonë ata “manipuluesit të dalin para drejtësisë, veteranit t’i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur dhe shtetit t’i krijohet mundësia për përkujdesje dinjitoze për veteranët e vërtetë” transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025