Meta uron fëmijët për 1 Qershorin NULL NULL 01.06.2016 14:36 01.06.2016 14:36 Me rastin e 1 Qershorit, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, uroi sot të gjithë. Meta u shpreh se kjo është një ditë e mrekullueshme që i kushtohet të gjithë fëmijëve në mbarë botën dhe një ditë kujtese për të drejtën e çdo fëmije të jetë i lumtur e të ketë një të ardhme të garantuar. “Kjo është një ditë e mrekullueshme që i kushtohet të gjithë fëmijëve në mbarë botën. Është një ditë kujtese për të drejtën e çdo fëmije të jetë i lumtur e të ketë një të ardhme të garantuar. Është një ditë e veçantë që duhet të kujtojë çdo të rrituri se gjithçka njerëzore merr kuptim kur vihet në dobi dhe në funksion të fëmijëve dhe të ardhmes së tyre. Një shoqëri njerëzore është e realizuar vetëm kur ajo kujdeset për fëmijët më shumë se për çdo gjë tjetër”, tha kryetari i Kuvendit. Në urimin e tij, Meta thekson se investimi te fëmijët është padyshim investimi më i domosdoshëm dhe më jetëgjatë për të nesërmen e gjithë vendit. Gjithashtu, ai nënvizoi se në këtë ditë feste ka një urim të veçantë edhe për të gjithë fëmijët jetimë dhe një apel për strukturat shtetërore. “Ky është dhe mision, edhe detyrim. Është mision e detyrim për të gjithë ne dhe shoqërinë shqiptare që të garantojë më shumë arsim cilësor, më shumë kujdes shëndetësor dhe një mjedis më të sigurt e më të ndjeshëm ndaj të drejtave të fëmijëve. Investimi tek fëmijët është padyshim investimi më i domosdoshëm dhe më jetëgjatë për të nesërmen e gjithë vendit. Në këtë ditë feste, një urim të veçantë dua të bëj për të gjithë fëmijët jetimë. Dhe bashkë me të, edhe një apel të fortë për gjithë shoqërinë që të ketë më shumë vëmendje për ta dhe për gjithë strukturat shtetërore që të rrisin shumë më shumë dimensionin njerëzor përballë tyre”, shtoi Meta. Sakaq, ai garantoi se Kuvendi i Shqipërisë ka vullnetin e plotë që të vijojë angazhimin e tij në drejtim të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të fëmijëve. “Kuvendi i Shqipërisë ka vullnetin e plotë që të vijojë angazhimin e tij në drejtim të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të fëmijëve nëpërmjet të gjitha instrumenteve, që ka në dispozicion ligjvënëse dhe kontrolluese. Edhe njëherë gëzuar 1 Qershorin!”, tha kryetari i Kuvendit, shkruan shekulli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025