Mustafa inspekton Bibliotekën e cila të premten bashkon dy Qeveritë NULL NULL 01.06.2016 14:45 01.06.2016 14:45 Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka qëndruar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ku ka parë nga afër punët që po bëhen për përgatitjen e mbledhjes së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e cila do të mbahet në këtë objekt më 3 qershor, njofton Klan Kosova. Punët atje po kryhen me kërkesë të zyrës së kryeministrit. Sipas njoftimeve të mëhershme në rend të ditës së takimit të së premtes do të jenë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme dhe lidhja e marrëveshjeve të reja në përputhje me interesat e dyanshme. Ky është takimi i tretë i dy qeverive. Takimi i parë ishte mbajtur në Prizren në vitin 2014 , kurse i dyti në Tiranë gjatë vitit të kaluar, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025