Çollaku: Po vjen koha për heqjen e vizave NULL NULL 01.06.2016 10:02 01.06.2016 10:02 Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se po vjen koha kur kosovarët do të udhëtojnë pa viza, njofton Klan Kosova. Këtë deklaratë ai e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u aprovua projekti “procesi i liberalizimit të vizave dhe MSA” me ç`rast 200 mijë euro do të shpenzohen për njoftimin e qytetarëve për këto procese. Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës më 4 maj. Pas vendimit të Komisionit, çështja pritet të shkojë në Parlamentin dhe Këshillin Evropian, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritje prej mbi 118%, Muharrremi tregon çka dhe sa u importua nga Serbia për gjashtë muaj 2 orë më parë
Kosova “Serbia po ndjek interesat e Putinit”, diskutohet kërcënimi i Kuvendit të Kosovës (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës 4 orë më parë