Vesel Kurtishaj i “Big Brother” i bashkohet PDK-së NULL NULL 01.06.2016 10:12 01.06.2016 10:12 Fituesi i “Big Brother Albania 8″ Vesel Kurtishaj i është bashkuar sot zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës. Me këtë rast, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ia ka dorëzuar atij edhe solemnisht librezën e anëtarësismit në këtë subjekt politik, njofton Klan Kosova. Veseli njëherit i ka bërë thirrje rinisë që t`i bashkohet politiksë dhe ka shtuar se partia që e drejton ai ka nevojë për rini. Nga ana e tij, anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Vesel Kurtishaj deklaroi se shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe të rinjtë të tjerë, ndërsa theksoi se ka zgjedhur PDK-në pasi siç tha ai, ky subjekt politik ” iu jep hapësirë të rinjve”, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritje prej mbi 118%, Muharrremi tregon çka dhe sa u importua nga Serbia për gjashtë muaj 3 orë më parë
Kosova “Serbia po ndjek interesat e Putinit”, diskutohet kërcënimi i Kuvendit të Kosovës (VIDEO) 3 orë më parë