OSBE vlerëson zbatimin e Kodit të ri të Procedurës Penale NULL NULL 01.06.2016 09:17 01.06.2016 09:17 Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë sot një raport që vlerëson zbatimin e Kodit të ri të Procedurës Penale. Raporti thekson çështje që lidhen me zbatimin e Kodit të Procedurës Penale në Kosovë që nga hyrja e tij në fuqi më 1 janar 2013 dhe jep rekomandime se si të përmirësohet praktika e sistemit të drejtësisë duke garantuar kështu më fuqishëm të drejtën në gjykim korrekt. Ngjarjes do t’i adresohen me fjalë rasti shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Ushtruesja e detyrës së kryetares së Gjykatës së Apelit, Tonka Berisha, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, dhe Kryesuesi i Odës së Avokatëve, Osman Havoll, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritje prej mbi 118%, Muharrremi tregon çka dhe sa u importua nga Serbia për gjashtë muaj 3 orë më parë
Kosova “Serbia po ndjek interesat e Putinit”, diskutohet kërcënimi i Kuvendit të Kosovës (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës 5 orë më parë