Mustafa: Pa grua të emancipuar s’ka as zhvillim e as luftë të ekstremizmit NULL NULL 01.06.2016 09:04 01.06.2016 09:04 Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka mbajtur një fjalë rasti në konferencën e pestë ndërfetare, Interfaith Kosova që po mbahet në Prishtinë. Të pranishëm në këtë konferencë janë rreth 300 pjesëmarrës nga e gjithë botë përfshirë edhe nobelistet. Shirin Ebadi nga Irani dhe Tawakkol Karman nga Jemeni Mustafa ka filluar fjalimin duke kujtuar shtrirjen krishterimit dhe myslimanizmit në Kosovë, ai ka potencuar se besimet e ndryshme fetare në Kosovë dhe jetesa në mirëkuptim mes tyre përbëjne një mozaik që nuk duhet të prishet. “Kosova është një shtet i ri, por ka një kulturë të vjetër. Ne ekzistojmë tash e 8 vite si Republikë parlamentare, por 2000 mijë vjet më parë këtu u shpërnda krishterimi me dy kisha, 1500 vjet më parë myslimanizmi dhe më vonë edhe me perandorinë osmane. Në Kosovë ekzistojnë edhe besime tjera fetare më të vogla që përbëjnë një mozaik besimesh. Duhet të punojmë shumë ta ruajmë këtë kulturë.” “Tek ne është e zakonshme që në objektet krishtere të luten myslimanët dhe tek myslimanët krishterët, kjo është një vlerë,” ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova. Kreu i ekzekutivit ka përmendur sukseset në luftën ndaj ekstremizmit gjatë mandatit të tij. “Duhet të potencojmë se kohërat kanë ndryshuar pas sulmeve të 11 shtatorit në New York, dhe pastaj me luftërat në Siri diversiteti u dëmtua.” “Kosova gjatë mandatit tim është bërë një aleate e fuqishme në luftën kundër ISIS këtë e ka pohuar edhe sekretari i shtetit John Kerry ku ka thënë se Kosova është lidere në rajon për luftimin e ekstremizmit.” Më tej Mustafa ka përmendur rolin e femrës në shoqëri dhe se si ajo ndikon në emancipim ndërshoqëror dhe në luftën ndaj terrorizmit. “Nuk mendoj që vetëm policia dhe gjyqësia është ilaçi për ekstremizmin, roli i shoqërisë civile, medieve dhe mbi të gjitha edhe roli i femrës në shoqëri.” “Emancipimi i femrës jep stabilitet. “Pa angazhimin e gruas në ekonomi nuk ka emancipim gjinor, dhe pa grua të emancipuar s’ka luftim të duhur të ekstremizmit dhe as emancipim shoqëror.” “Është e domosdoshme që familja të jetë shtysë thelbësore e ndërtimit të vendit dhe ta lidhim me institucionet tjera edukative.” “Ne kemi një gërshetim të madh të kulturave që ndërlidhen me kultura fetare.” “Jemi duke ndërtuar një shtet të vogël, por jemi të interesuar të kapërcejmë shumë faza për integrim evropian.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 18 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 34 minuta më parë