Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti iu lexon fëmijëve të kryeyqtetit

NULL NULL
01.06.2016 08:58

Me rastin e shënimit të 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve, Komuna e Prishtinës, organizon fushatën “Prishtina lexon”, e cila do të vazhdojë edhe me 2 e 3 qershor.

Ky aktivitet nis me një karnaval nga nxënësit e katër shkollave fillore të kryeqytetit, “Dardania”, “Ismail Qemaili”, “Hilmi Rakovica” dhe “Shkolla e gjelbër”. Të gjithë nxënësit nga këto shkolla do të bashkohen tek Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar ecjen drejt sheshit “Nëna Tereza” ku do të mbahet aktiviteti.

Ngjarja hapet në orën 11:00 nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndërsa gjatë ditës edhe do të lexojë për fëmijët e kryeqytetit.

Kjo ditë do të shënohet edhe me aktivitete të tjera kulturore e artistike, transmeton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.