Kristen Bell flet për betejën e saj me depresionin NULL NULL 01.06.2016 09:40 01.06.2016 09:40 Kristen Bell ka folur në lidhje me betejat e saj me sëmundje mendore në një ese që e ka shkruar ajo për Motto, transmeton Klan Kosova. Aktorja 35 vjeçare ishte e sinqertë në lidhje me përvojën e vet duke u ndeshur me depresionin duke thënë se askush nuk duhet të ndihet i turpëruar për këtë. “Për mua, depresioni nuk është trishtim. Kjo është si një ditë e keqe dhe thjesht ke nevojë për një përqafim. Kjo gjë më dha mua një kuptim të plotë të izolimit dhe të vetmisë… u ndjeva pa vlerë, dhe se s’kisha asgjë për të ofruar, ishte sikur një dështim”, shkroi Kristen. “Tani, unë mund të shoh se këto mendime, ishin të gabuara”, vazhdoi Kristen. “Është e rëndësishme që njerëzit në një situatë të ngjashme mund të kuptojnë se ata nuk janë të pavlerë dhe se ata kanë diçka për të ofruar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.