New York Times shkruan për dorëheqjen e Elvis Rroshit NULL NULL 01.06.2016 08:50 01.06.2016 08:50 Gazeta “New York Times” ka shkruar për dorëheqjen nga posti të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit. Në shkrimin e gazetës Rroshi konsiderohet si një nga viktimat e para të ligjit që ndalon njerëzit me precedent penal në postet publike. “Një kryebashkiak shqiptar ka dhënë dorëheqjen për një rrahje në fillim të viteve 1990. Ai besohet të jetë viktima e parë e një ligji që ndalon njerëzit me precedent penalë nga postet publike. Elvis Rroshi, kryebashkiaku i Kvajës, tha të martën se ka dhënë dorëheqjen pasi zbuloi se është dënuar pas një grindje në një kamp refugjatësh në Itali, kur ai ishte një emigrant 16-vjeçar. Ai thotë se në atë nuk është gjykuar. Ligji i miratuar në dhjetor është konsideruar si një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, shkruan “New York Times”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.