Bella Hadid është fytyra e re e “Dior” NULL NULL 01.06.2016 09:00 01.06.2016 09:00 Bella Hadid ka ecur në pistën e gjatë të markës “Christian Dior” të martën në Blenheim Palace në Oxfordshire, Angli, transmeton Klan Kosova. Modelja 19 vjeçare është shpallur si fytyra e re e linjës kozmetike “Dior” në po atë ditë. “Jam e ngazëllyer për të njoftuar se jam ambasadorja dhe fytyra e re e “Dior”. Një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar Bella në llogarinë e saj në Instagram. Gjatë ecjes në pistë, Bella është duartrokitur nga i dashuri i saj The Weeknd i cili u ul në rreshtin e parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.