Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi shënon Ditën e Fëmijëve

NULL NULL
01.06.2016 08:33

Kuvendi i Kosovës sot shënon 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Në kuadër të saj, në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës do të mbajnë takimin e udhëhequr nga vet ata, të emërtuar “Vendosja e fëmijëve në rend të parë”.

Në këtë aktivitet, do të mbajë një fjalë rasti edhe kryekuvendari, Kadri Veseli.

Fëmijët, ndërkaq, do të trajtojnë tema që lidhen me të drejtat e tyre dhe zbatimin i legjislacionit që garanton përmbushjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Ky takim shënon aktivitetin kulmor në kuadër të “Javës së fëmijëve në Kuvend”, gjatë të cilës qindra fëmijë nga e gjithë Kosova kanë vizituar parlamentin  dhe janë takuar më përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.