Demaku: Ministrat e zëvendësministrat e Qeverisë, s’flasin mes vete NULL NULL 01.06.2016 00:09 01.06.2016 00:09 Nexhat Demaku, kryetari i Komunës së Drenasit, ka thënë se ministrat dhe zëvendësministrat e qeverisë së Kosovës, që vijnë nga parti të ndryshme, nuk kanë komunikim normal mes tyre. Ai në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, gjatë intervistës Ballë për Ballë, ku tregoi se si një projekt i nisur nga Drenasi e i paraparë të realizohej në këtë komunë, po zhvendoset në Podujevë, po ashtu tha se do të ishte mirë që krerët e një dikasteri qeveritar, të vinin nga një parti. “Ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë tonë, që janë të partive të ndryshme, nuk flasin me njëri tjetrin. Këtë e kam vërejtur dhe do të ishte mirë që aty ku ka një ministër të Partisë Demokratike të Kosovës të ketë një zëvendësministër të po kësaj partie dhe anasjelltas, aty ku është ministri i LDK-së, zëvendësi i tij të jetë po i kësaj partie. Përndryshe kështu siç është nuk po funksionon”. Përveç kësaj, ai u ankua se komunat nuk kanë kompetenca që të vendosin vetë për çështje të rëndësishme dhe po i humbin investitorët pasi që qeveria po vonohet me vendime. “Prej vitit 2007, qeveria s’është në gjendje që të ndryshojë ligje e rregullore që komunave t’iu jepen kompetenca më shumë sidomos në të dhënit e pëlqimeve për investitorët që ofrojnë investimet e tyre në vend, përndryshe s’mund të presin investitorët”. Demaku shprehet t’i ketë kërkuar Qeverisë së Isa Mustafës, përkrahjen lidhur me një projekt ku investitorë ishin gjermanët, për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ushqimit, ku parashihej punësimi i 800 vetave. Kryetari i Drenasit, thotë se e ka marrë përkrahjen gojarisht, por se më pas projekti që ai vetë e kishte nisur, ka filluar të realizohet në Komunën e Podujevës. Në ta gjitha takimet që kemi pasur me qeverinë e kam ngritur këtë çështje. Kam pasur kërkesa konkrete për përkrahje. Na kanë thënë se do të interesohen dhe do ta përkrahin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.