Ahmeti i përgjigjet Çelajt: Dashuria për përvetësimin e pronave e ka sjellë Prishtinën këtu NULL NULL 31.05.2016 22:10 31.05.2016 22:10 Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigj kryetarit të degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Celajt. Çelaj i ka thënë sot Ahmetit se nuk e do Shqipërinë në debatin rreth dhënies së parcelës për ndërtim të ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Seancës për parcelën e ambasadës nuk i është përgjigjur PDK-ja dhe LDK-ja, madje ato kanë akuzuar kryetarin Ahmetin se po e kontrabandon këtë pikë dhe po manipulon në këtë rast, njofton Klan Kosova. Kryetari i Prishtinës ka shkruar se kjo mënyrë e argumentimit dhe qasjes nga ana e Celaj nuk meriton përgjigje dhe ka shtuar se dashuria për pronat shoqërore e ka sjellur Kosovën dhe Prishtinën në gjendje të keqe. Ja postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook: Lirak Çelaj që bojkotoi sot seancen për ambasaden paska thënë se unë nuk e dua Shqipërine dhe si dëshmi e kësaj paska thënë të më pyesni se kur kam udhëtuar për herë të parë në Shqipëri. Kjo mënyrë e argumentimit nuk e di a meriton përgjigje. Nuk e di se ku ka udhëtuar për herë të parë Liraku e kur, por nuk besoj se ajo mat dashurinë e Lirakut për ato destinacione. Në fakt nuk është garë dashurie. Është vendim për ambasaden e republikes se Shqipërisë me të cilin pajtohesh apo jo. Të gjitha do vendoseshin në mbledhje. Diskutimet kanë qenë disa mujore. Pronësia e pastër. Arsyetimi i drejtë. Lokacioni i duhur. Por, meqë jemi te te tema e dashurisë, një gjë është e qartë, dashuria për përvetësimin e pronave shoqërore e ka sjellë Prishtinen e Kosoven në këtë gjendje. E pasojat do ti bartim me vite. Dita dites po zbulojme vendime e synime , disa ende të parealizuara e disa te realizuara moti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.